Shkëlqejnë vajzat kuqezi, Shqipëria merr fitoren e parë në eliminatore

Pas një barazimi dhe një humbjeje, kombëtarja e femrave arrin fitoren e parë në Grup në eliminatoret e Botërorit duke shkëlqyer në “Air Albania”.

Ishte një fitore e thellë 5-0 që në fakt është fitorja më e thellë në histori për kombëtaren e femrave në një përballje zyrtare në kompeticionet e UEFA-s dhe FIF-s, ku viktimë ishte Armenia.

Vajzat e Armir Grimës dominuan në çdo aspekt por heroina në fushë ishte Megi Doçi, me 3 asiste dhe 2 gola të shënuar, praktikisht, çdo gol ka kaluar në këmbët e saj.

Në pjesën e parë Doçi shënoi dy here ndërsa dha asistin për Hamidin ndërsa në të dytën dha sërish dy asiste për golat e Hamidit sërish dhe Lufos.

Me këtë sukses, Shqipëria barazon Poloninë në vendin e katërt me 4 pikë dhe në fakt ky është edhe objektivi i vajzave kuqezi, vendi i tretë që do të ishte historik./Ora News/.