Reali del jashtë gare, për Haaland do të jetë një ankand i “çmendur”

Edhe pse këtë verë pati lëvizje të mëdha, ku Messi, Ronaldo e Lukaku bënë transferime të bujshme, edhe vera tjetër premton të jetë spektakolare në këtë aspekt. Njeriu i merkatos padyshim që do të jetë Erling Haaland bashkë me Mbappe por ky i fundit është në fund të kontratës dhe për norvegjezin ofertat do të jenë të “çmendura”.

Në këtë kontekst, duket se Real Madrid që kishte menduar dyshen Mbappe-Haaland për në sulm do të kënaqet vetëm me francezin sepse për bomberin e Dortmundit do të jetë një duel milionerësh.

Siç mësohet, Man. City prej kohësh po tenton të arrijë një akord me Mino Railan për një transferim në verë por gara është e ethshme sepse edhe Chelsea sipas fjalëve të Tuchel e do sulmuesin.

Pastaj vjen PSG që me largimin e Mbappe janë gati të shpenzojnë edhe 150 mln euro për të marrë bomberin norvegjez për të krijuar sulmin e frikshëm Neymar-Haaland-Messi.

Nuk duhet harruar as Bayern Munchen që lojtarë të tillë dëshiron t’i ketë në skuadër por më parë duhet të zgjidhë çështjen Lewandowski e më pas të bëjë llogaritë me transferimin e shtrenjtë që ka sulmuesi i Dortmund./Ora News/.