Video/ Roma me rezervat dhe Kumbullën turpërohen në Norvegji, ndalet edhe Tottenham

Jose Mourinho kishte zgjedhur të snobonte të ftohtin në Norvegji në Conference League teksa në transfertën me Bodo hodhi në fushë pothuajse rezervat e këtu përfshihet edhe Marash Kumbulla, që nuk konsiderohet titullar nga portugezi. Rezultati ishte zhgënjyes pasi Roma u mund 6-1 nga ekipi norvegjez që merr edhe kryesimin në Grupin C.

Edhe Tottenham në Grupin G kishte të njëjtën strategji. Rezervat nga trajneri Santo të cilët u mundën 1-0 në fushën e Vitesse. Ky rezultat favorizon Rennes që fitoi 2-1 në Slloveni ndaj Mura dhe ngjitet në krye të grupit me 7 pikë teksa edhe Vitesse e kalon në renditje ekipin anglez.

Në Grupin E bie në sy fitorja e Feyenoord 3-1 ndaj Union Berlin në shtëpi, sukses që e çon ekipin holandez në krye me 7 pikë. Ndjek Maccabi Haifa me 4 pikë pas fitores 1-0 ndaj Slavia Prague./Ora News/.