Shikoni përmbysjen epike të Man. United falë Ronaldos, Bayerni trondit Benficën
Një nga ndeshjet më të vështira të ditës ishte ajo në “Old Trafford”. Man. United arriti të kthente ndaj Atalantës një ndeshje e cila po shkonte aq keq saqë do të trondiste edhe stolin e Solskjaer për shkak të pozitave dhe rezultateve jo të mira por në fund gjërat shkuan ashtu siç duhej.
Man. United fitoi 3-2 duke kthyer një ndeshje pothuajse të humbur e të dorëzuar pas pjesës së pare ku Atalanta kryesonte 2-0 me golat e Pasaliç dhe Demiral.
Në fraksionin e dytë u pa krejtësisht një United tjetër dhe arrin që me golat e Rashford dhe të Maguire të barazojë sfidën dhe në fund më pas mendon gjithmonë ai. Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi me kokë golin e përmbysjes së madhe që i jep “djajve të kuq” 3 pikë dhe kryesimin në grup me 6 pikë.
Ndërkohë në Grupin E, Bayern Munchen duket se hasi në vështirësi ndaj Benficës në transfertë ku pjesa e parë u mbylll pa gola por në të dytën bavarezët shpërthyen duke thyer edhe rezistencën vendase me 4 gola të shënuar.
Goli i pare erdhi vonë me Sane në 70 ndërsa në 80’ një autogol i Everton dyfishoi rezultatin dhe më pas Lewandowski e sërish Sane mbyllën ndeshjen me një poker në këtë ndeshje. Ky sukses pothuajse i hap rrugën kualifikimin bavarezëve por i bën edhe një nder të madh Barcelonës duke ndalur Benficën./Ora News/.
