Një yll i ri 'po lind', Arsenali merr nga kopshti supertalentin në futboll
Talentët botërorë si Michael Jordan, Mike Tyson dhe Sir Lewis Hamilton nuk u shfaqën nga hiçi, ata u zbuluan dhe u nxitën.
Shkollat e mesme dhe kolegjet në të gjithë SHBA e dinë atë. Edhe Arsenal FC e di këtë duke pasur parasysh se si vëzhgoi futbollistin katër-vjeçar, Zayn Ali Salman, ndërsa ai ishte ende në parashkollor (rekruti më i ri ndonjëherë në paraakademinë e Arsenalit).
Sipas BBC , Salman tërhoqi vëmendjen e klubit të futbollit me qendër në Londër pasi vraponte në fushë rreth lojtarëve dy herë më të mëdhenj në moshë (moshat shtatë, tetë dhe nëntë vjeç).
"Ne e vendosëm me grupmoshën e tij por ai ishte më i shpejtë se të gjithë. Mënyra si ai godet topin, mënyra si e kalon topin ishte shumë më mirë se të gjithë të tjerë," shpjegon Austin Schofield, trajneri i Salman në First Touch Football Academy.
“Fola me babanë e tij dhe ai donte ta provonte me më të mëdhenjtë. Kështu që unë mendova, 'Pse jo?" shton ai.
Ishte e qartë se Zayn Ali Salman ishte i veçantë në momentin që lindi, zbulon babai i tij.
Ekuilibri superior ishte diçka që Salmani e demonstroi gjatë gjithë foshnjërisë.
Arsenal FC nuk është klubi i vetëm që nuhat një super yll të ardhshëm. Zayn Ali Salman, i cili sapo ka mbushur pesë vjeç, thuhet se ka marrë oferta nga "klube të tjera të mëdha" që kur u vëzhgua nga i pari.
Për momentin, megjithatë, ai duket i përkushtuar ndaj "klubit të tij të preferuar". Besnik deri në fund.

