Kosovë/ 16 raste të reja me Covid-19 dhe 0 vdekje në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 15:18
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të sot (22 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 nga 2.115 teste të kryera në total.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19.
Sot janë shëruar 45 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157.151.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 481.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë bërë 1.525.230 doza të vaksinës.
Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

