U strehuan përkohësisht, 141 afganë lënë Kosovën dhe nisen drejt SHBA
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe Kosovën për strehimin e përkohshëm që ju kanë ofruar afganëve.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai bën me dije se 141 afganë që ishin në Kosovë, tashmë po udhëtojnë drejt SHBA, ku dhe do fillojnë një jetë të re.
“Mirënjohës Presidentes Vjosa Osmani për pritje e përkohshme të afganëve. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe të fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë tashmë janë rrugës për SHBA.”- shkruan ai.
Grateful to President @VjosaOsmaniPRKS & Kosovans for temporarily hosting Afghan travelers. Our priority is completing requirements so Camp Liya guests can depart Kosovo and start their new lives. 141 Afghans, 30% of arrivals, have already done so and are en route to the U.S. pic.twitter.com/H0owacYgOG
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) October 21, 2021
Kujtojmë se 111 afganët e parë në Kosovë mbërritën në më 29 gusht. Më pas në Kosovë në shtator kanë mbërritur dhe rreth 700 afganë të tjerë . Shqipëria dhe Kosova kanë strehuar afganë, pasi këto të fundit u detyruan të largohen nga vendi i tyre, duke qenë se talibanët morën pushtetin në Afganistan.