Situata e Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 14 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2021, 15:08
Asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë infektuar më sëmundjen vdekjeprurëse 14 persona.
Ditën e sotme janë shëruar 61 qytetar dhe numri I përgjithshëm I të shëruarve deri më tani ka shkuar në 157.083.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 515.
