Numër i lartë vdekjesh nga Covid-19 në Maqedoni, 14 humbje jete dhe 472 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 6719 raste aktive me koronavirus./Alsat/