Pas nëntë ditësh, raportohet në Polici sulmi ndaj tre ndërkombëtarëve ditën e aksionit në veri

Dje në stacionin policor në Zveçan është raportuar një rast sulmi, që kishte ndodhur më 13 tetor, ditën e aksionit në veri.

Sipas raportimit, nga një person i dyshuar me një gur është dëmtuar automjeti “Land Rover”, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë.

Rasti po trajtohet si “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare”.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe iniciohet rasti, informojne mediat kosovare.