Nurellari: Zgjedhjet në Kosovë ndëshkim për qeverisjen Kurti, me ndërhyrjet në Veri u përpoq të largonte vëmendjen
Të dielën (17 Tetor) në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale, ku Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitojë në asnjë komunë pa balotazh, ndërkohë fituesja e këtij raundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 ku garonte.
Analisti Adri Nurellari në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se në krahasim me zgjedhjet e mëparshme LVV ka marrë gjysmë e votave. Për Nurellarin humbja e LVV në këtë raund është ndëshkim i qeverisjes Kurti jo vetëm në nivel lokal por edhe në nivel qendror
Adri Nurellari: PD në Kosovë ka fituar katër komuna që në raund të parë ndërkohë që VV s’ka marrë asnjë komunë. LDK ka marrë dy dhe AAK dy. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme PDK ka ndritje votash ndërsa VV ka një përgjysmim. Këto zgjedhje ishin një ndëshkim i qeverisjes Kurti jo vetëm në nivel lokal por edhe në nivel qendror.
Më tej ai u shpreh se Kurti u mundua përsëriste suksesin elektoral të shkurtit dhe ta mbante situatën të fokusuar në qendrore. Sipas tij për këtë arsye Kurti bëri dhe operacionet policore, kundër kontrabandistëve në Veri të Kosovës, në mënyrë që të largonte vëmendjen nga zgjedhjet.
Adri Nurellari: Kurti u përpoq që të shmang temat lokale dhe ta mbante debatin gjatë fushatës elektorale në tema qendrore. Për këtë arsye i shmangu prej debateve, kandidatët. I nxori vetëm javën e fundit. Kurti u përpoq që të ripërsërisë suksesin elektoral të shkurtit dhe ta mbante situatën të fokusuar në tema qendrore.
Kjo është dhe arsyeja që Kurti ndërmori dy ndërhyrje aventureske në Veri për ta larguar vëmendjennga temat lokale dhe për ta përqendruar vëmendjen në tema etnike, marrëdhënien me Serbinë.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.

