Greqia pritet të goditet në fundjavë nga moti i keq, a preket Shqipëria?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2021, 18:32
Moti i keq pritet të godasë sërish Greqinë në ditët në vijim.
Pjesa perëndimore e vendit do të preket fillimisht të premten nga një "valë" reshjesh shiu, ndërsa në pjesën tjetër të Greqisë moti do të jetë përgjithësisht i mirë.
Por ditën e dielë (24 tetor) moti i keq pritet të godasë thuajse të gjithë territorin grek.
E njëjta situatë do të jetë edhe në Itali dhe Ballkanin Perëndimor. Reshjet e shiut do të shoqërohen me ulje temperaturash dhe erëra të forta, shkruan protothema.
