Video/ Chelsea shkëlqen por sulmi i “copëtohet”, Juventusi fiton në acarin rus
Chelsea e pati shumë të lehtë në “Stamford Bridge” për t’u rikthyer te fitorja në Champions League pasi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Malmon.
Ishte një ndeshje e lehtë dhe e kalueshme por suksesi pati pasoja të rënda pasi Tuchel humbi dy sulmuesit kryesor të dëmtuar, Lukakun dhe Werner.
Christensen dhe Jorginho shënuan në pjesën e parë ndërsa në të dytën realizuan Havertz dhe sërish Jorginho për ta mbyllur sfidën 4-0 dhe me Chelsean tani që sërish është 3 pikë pas Juventusit.
Këta të fundit arritën të merrnin maksimumin në një ndeshje shumë të kujdesshme në transfertën me Zenitin. Ndeshja u vendos nga një gol në minutat e fundit të shënuar nga Kulusevski, rezultat që e mban ekipin e Allegrit në krye me 3 pikë më shumë se Chelsea.
Në Grupin G, Sevilla sërish nuk arrin të fitojë duke regjistruar barazimin e tretë radhazi në Champions, rezultat që çuditërisht e lejon të jetë në vendin e dytë./Ora News/.