Poker golash nga Daka, përmbysje spektakolare e Leicester ndaj Spartak Moscow

Për Leicester City ajo ndaj Spartak Moscow ishte një ndeshje për jetë a vdekje pasi vetem me një fitore mund të mbante shpresat për një kualifikim në Europa League.

Skuadra e Rodgers arrin të marrë maksimumin në një ndeshje drithëruese me 7 gola dhe permbysje spektakolare dhe ku heroi është vetëm një, Patson Daka me katër gola.

Në Moskë ishin vendasit që surprizuan dhe udhëhoqën me dy gola deri në minutë të 40’ ku shënuan Sobolev dhe Larsson.

Në fund të pjesës së parë nis dhe përmbysja e anglezëve ku sulmuesi Daka “ndez” motorët. Fillimisht shënon në shtesën e pjesës së pare e me të nisur e dyta realizon edhe tre herë të tjera duke e çuar rezultatin në 4-2 për Leicester.

Sobolev shënon sërish në 86’ për të hapur ndeshjen por nuk ka më kohë dhe mbyllet 4-3. Leicester merr fitoren e pare në një grup ku kryeson në mënyrë surprizë Legia e shqiptarëve./Ora News/.