Video/ Gruaja po vallëzonte me partnerin e saj, por iu gris fustani dhe ra në tokë

Një grua e cila po përpiqej të realizonte një lëvizje vallëzimi nga filmi Dirty Dancing, u rrëzua në tokë dhe iu gris fustani.

Gruaja e paidentifikuar, që besohet të jetë nga Britania e Madhe, u filmua teksa ajo dhe një mik  i saj u përpoqën të rikrijonin lëvizjen ikonike të kryer nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey në filmin e vitit 1987.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar, dhe fustani i gruas u gris ndërsa ajo u rrëzua në tokë, duke e lënë atë të veshur vetëm me të brendshme të zeza.

Videoja është bërë virale pasi u shfaq në Twitter dhe është parë më shumë se 2.6 milionë herë.

Me këngën "I've Had the Time of My Life", në sfond, gruaja vrapoi drejt mikut të  saj, i cili e mori me shpejtësi, me miqtë rreth tyre që i brohorisnin.