Çështja Icardi-Wanda ka një fund, sulmuesi bën postimin që rikthen qetësinë
Ndarja e mundshme mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras ka tërhequr aq shumë vëmendjen sa më shumë u fol për çiftin e famshëm sesa për fitoren e PSG-së ndaj Leipzig.
Sjellja e Icardit i cili mungoi 3 ditë dhe nuk ishte as në stol në Champions League ka lënë përshtypje jo të mirë në Paris dhe jo vetëm por tashmë situata duket drejt rikthimit në normalitet.
Sulmuesi postoi një foto në krah të bashkëshortes ku duket se ajo e ka falur për “flirtin” e tij dhe se familja do të qëndrojë e bashkuar.
“Faleminderit dashuri që vazhdoni të besosh në familjen tonë të bukur. Fleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua".
View this post on Instagram
Tashmë pritet edhe rikthimi në stërvitje i Icardit pasi sulmuesi bashkoi sërish familjen pas zërave se ka “flirtuar” dhe ka takuar modelen argjentinase, China Suarez./Ora News/.