Ju flet Moska - Lulzim Basha nuk e denoncon Belinda Ballukun se e ka kushërirë nga nëna

Lulzim Basha nuk e denoncon Belinda Ballukun se e ka kushërirë nga nëna ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në politikën tonë jo radhë ka ndodhur që në kampet kundërshtare të ketë njerëz me lidhje gjaku. Këto lidhje shërbejnë si kanale për marrëveshje të fshehta. Kur është ashpërsuar përplasje mes palëve nuk kanë munguar edhe akuzat në kuvend.

Basha ka kushërirë Belinda Ballukun dhe nuk është folur kur Basha është bërë deputet apo ministër, edhe pse Belinda nuk ishte emër i panjohur se ishte bashkëpunëtore e Ramës në bashkinë e Tiranës.

Askush nuk ka folur për këtë lidhje. Ajo është vajza e Çlirim Ballukut, djalit të Beqir Ballukut. Nëna e Lulzim Bashës është Remzie Hoti. Remzie Hoti është motra e Sabri Hotit, babai i nënës së Belinda Ballukut. Belinda e ka hallë nënën e Bashës.

Pra, kjo është arsyeja pse Basha nuk merret kurrë seriozisht. Ata bien dakord që të shahen për gjera nuk i dëmtojnë. Basha e di që kur bëhet një kallëzim me prova në atë mënyrë që të pushohet çështja, ajo nuk dëmtohet. Kështu janë ato kallëzimet e PD-së ndaj Belindës.

Basha del dhe gënjen dhe thotë se është Hot. Të qenit Hot ka ca lidhje sepse lidhet me Belindën. Në politikën shqiptare ka ca lidhje të fshehta ndërpartiake nga dy frontet e politikës që duhen si kundërshtare në pamje të parë.