Zgjedhjet lokale në Kosovë, Gashi: Besojmë se kjo garë do fitohet nga LVV, është dyfishuar në çdo zgjedhje
Ditën e djeshme (17 tetor) janë mbajtur zgjedhjet vendore në Kosovë për 38 komunat e saj. Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitojë në asnjë komunë pa balotazh, ndërsa ka pësuar humbje në disa si Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë.
Ish-lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cilësoi këto zgjedhje referendumi i dytë gjatë këtij viti që rrëzoi referendumin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
LVV nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë. Analisti Tomë Gashi në një lidhje të drejtpërdrejtë për TV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se LVV është dyfishuar thuajse në çdo zgjedhje që ka shkuar qoftë ato nacionale, qoftë ato lokale dhe beson se kjo do të ndodhë dhe në këto zgjedhje.
"Në nivelin komunal garojnë rreth 9 mijë persona dhe është një garë ku vota shpërqendrohet në vija të ndryshme dhe është e pamundur të fitojë dikush përnjëherë në raundin e parë. Ne duhet të presim për 14 nëntorin për rezultatet. Ne besojmë se kjo garë do të përfundojë me fitoren e LVV."
Por çfarë ka ndodhur ne keto zgjedhje?
Analisti Tom Gashi në një lidhje të drejtpërdrejtë sot për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma e argumenton se përqëndrimi në qeverisjen qëndrore ka bërë që Vetëvendosje ta ketë të pamundur të organizohet më mirë, e të zgjedhë kandidatë më efektivë në zgjedhjet lokale.
Gashi: "Në Mitrovicë ka ndodhur diçka, është konsideruar që është dashur edhe një përkrahje më e madhe e strukturave të Prishtinës që ta përkrahin kandidatin e atjeshëm.
Kemi dhe qytete të tjera ku LVV ( Lëvizja Vetëvendosje) prin por nuk ka fituar për herë të parë.
Mendoj që ndoshta edhe komoditeti i LVV që është krijuar në këto 7-8 muaj të udhëheqjes shumë të mirë të strukturave të qeverisë qendrore ka qenë e pamundur që të organizohen më mirë që të zgjedhin kandidatë më efektivë për t'i fituar edhe garat në nivelin komunal.
/OraNews/
