Babai i dyshuar për vrasjen e 2 vajzave të tij dhe 4 fëmijët e tyre pas konfliktit martesor në Pakistan
Një baba në Pakistan dyshohet se vrau dy vajzat e tij dhe katër fëmijët e tyre duke i vënë flakën shtëpisë, sepse njëra prej grave u martua kundër dëshirës së tij.
Manzoor Hussain po gjurmohet nga policia pasi dyshohet se i vuri zjarrin shtëpisë që motrat Fauzia Bibi dhe Khurshid Mai ndanin në një fshat në rrethin Muzaffargargh të Pakistanit qendror.
Bibi ishte martuar me Mehboob Ahmad rreth 18 muaj më parë kundër vullnetit të babait të saj në një martesë dashurie, në krahasim me një martesë të rregulluar.
"Incidenti është rezultat i rivalitetit midis dy familjeve mbi martesën me dashuri" - tha Majeed.
Hussain, babai që po kërkohet tashmë nga policia, jeton në një fshat aty pranë.
Burri i Bibit, Ahmad i tha policisë se nuk ishte në shtëpi në kohën e zjarrit dhe e kishte gjetur shtëpinë të djegur kur u kthye nga puna herët në mëngjes.
Ai tha se djali i tij katër muajsh kishte vdekur, së bashku me tre fëmijët e mostrës tjetër që ishin të moshës dy, gjashtë dhe 13 vjeç.
Qindra gra në Pakistan vriten nga të afërmit çdo vit për t'u martuar pa pëlqim, ose kundër dëshirës së familjes së tyre, sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pakistan.
