Skandal në Angli/43 mijë njerëz dyshohet të kenë marrë rezultate të rreme nga testi PCR i Covid
43,000 njerëzve mund t'iu janë dhënë rezultate të gabuara të testit PCR në një laborator në Angli.
Si rrjedhojë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) ka pezulluar testet e Covid në laborator, pasi dyshohet se 43,000 njerëzve iu është dhënë rezultati i rremë.
BBC raporton se laboratori ndodhet në Immensa Health Clinic Ltd në Wolverhampton.
Cilat zona preken?
Shumica e të prekurve ndodhen në Anglinë jug-perëndimore, gjithashtu mund të jenë prekur edhe banorë në Anglinë juglindore dhe në Uells.
Kur ka ndodhur?
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se të prekurve iu dhanë rezultatet midis 8 shtatorit dhe 12 tetorit. Në vendin e testimit të Newbury Showground, këshilli thotë se çështjet prekin njerëzit që kanë bërë një test PCR midis 3 dhe 12 tetorit.
Çfarë e shkaktoi problemin?
UKHSA thotë se po punon për të përcaktuar çështjet teknike në laborator që rezultuan në rezultate të pasakta të PCR./Ora News/


