Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 13 viktima dhe 421 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2021, 18:29
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije segjatë kësaj kohe me sëmundjen vdekjeprurëse janë infektuar 421 persona.
Ndërkohë janë shëruar 395 pacientë.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni ka arritur në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602.
