Situata e Covid-19 në Kosovë, dita e 3-të pa asnjë viktimë, 31 raste të reja

Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është dita e tretë që në Kosovë nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se gjatë kësaj, janë infektuar 31 qytetarë.

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në total numri i rasteve aktive është 924.