Video/ Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët formojnë “zinxhir” për ta shpëtuar
Moti i keq ka përfshirë Greqinë prej mëngjesit të sotëm. Në një video të postuar në Twitter shihet se një autobus u bllokua në një nënkalim të përmbytur në Athinën jugore.
Udhëtarët të cilët ndodheshin në autobus, dolën jashtë dhe formuan një "zinxhir" në mënyrë që ta tërhiqnin autobusin jashtë dhe të largoheshin.
Uji mbuloi pothuajse të gjithë autobusin, duke lënë vetëm pjesën e sipërme e tij të dukshme. Ndërsa niveli i ujit vazhdoi të rritej autobusi u mbulua plotësisht nga uji. Pasagjerët arritën të shpëtonin pa lëndime.
Stuhitë kanë goditur kryeqytetin grek dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe bllokime të disa rrugëve.
Passengers wade through high water as they evacuate a bus stuck in a flooded underpass in southern Athens, Thursday, Oct. 14, 2021. Storms have been battering the Greek capital and other parts of southern Greece, causing traffic disruption and some road closures. pic.twitter.com/jGVcnTvGFo
— Thanassis Stavrakis (@TStavrak) October 14, 2021



