Përmbytjet në Greqi/ Autobusi mbushet me ujë, udhëtarët formojnë “zinxhir” për të shpëtuar

Shteti helen është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit.

Stuhia "Balos" me reshjet e dendura të shiut  ka shkaktuar përmbytje në shumë zona në Greqi; Atikë, Korfuzë dhe Evia, që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Lëvizja e qytetarëve në rrugët e qytetit është shumë e vështirë si pasojë e ujit që ka pushtuar rrugët.

I tillë është dhe rasti ku një autobus në rrugën Poseidonos në Athinë u bllokua poshtë një ure, pasi u mbush me ujë.

Në rrjetet sociale qarkullon një ideo ku tregon udhëtaret e trembur të cilët dalin dorë për dore nga autobusi i përmbytur, duke krijuar një zinxhir për të mos humbur njëri tjetrin. Për fat të mirë nuk u raportuan të lënduar.