Pilinçi: Arka politike ka vjedhur për 30 vjet

Profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi, i cili është kthyer në Shqipëri pas disa dekadash, shprehet se ka ardhur me një qëllim.

I ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini, profesori u shpreh se është rikthyer për të rrëzuar atë që ai e quan "muri i tiranisë" nga arka politike e Shqipërisë.

Sipas zotit Pilinçi, në Shqipëri arka politike nuk ka qenë intelektuale, por në 30 vite vetëm ka vjedhur.

Pilinçi: "Unë kam ardhur me një mision këtu, për të rrëzuar murin e tiranisë nga arka politike. Për 30 vjet nuk janë politikanë, por janë arka politike si e si kanë vjedhur, të korruptuar dhe nuk janë njerëz intelektualë që pa pasur Shqipëria. Unë kam ardhur për të rrëzuar murin e tiranisë ashtu siç e kam rrëzuar dhe murin e Berlinit."

Profesori më tej u shpreh se Shqipëria sot duket se është çliruar, por në të vërtetë nuk është e çliruar nga arka politike. Sipas tij, tre klasa të shoqërisë policia, arsimi dhe pensionistët janë skllevër të arkës politike.

Pilinçi: "Për arsye se populli shqiptar gjithmonë ka pritur jashtë oqeanit, domethënë Amerikës. Të gjithë që kanë qenë nëpër burgje kanë qenë sepse e kanë dashur Amerikën, kush është dënuar, kush nuk është dënuar. Shqipëria sot duket e çliruar, por nuk është e çliruar. Nuk është çliruar nga arka politike, nga  vetë politika. Toka është e ndërtuar shumë bukur, njerëzit janë shumë intelektualë, të rinjtë, por tokën do të thotë kush e punon, pra arka politike në Shqipëri ka qenë dëmtuese për popullin shqiptar, për pensionistët, për arsimin. Duhet të mbajmë tre shtylla; policia është në mbrojtje të popullit, arsimi që ka rënë përtokë dhe pensionistët të shohin një dritë të bardhë. Të treja këto klasa janë skllevër të arkës politike."

Të gjithë intelektualët, sipas profesorit po dalin jashtë.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku