"E kishte paralajmëruar më parë", ky është autori i sulmit me shigjeta në Norvegji
Të paktën katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me hark në Norvegji. Policia në Kongsberg, në jug-lindje të vendit, arrestoi të dyshuarin. Motivet e sulmit nuk janë përcaktuar ende.
Mediet në Norvegji raportojnë se bëhet fjalë për Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga.
Sipas medieve norvegjeze, autori i dyshuar i sulmit duket se e ka njoftuar sulmin një video të publikuar në YouTube, disa ditë më parë.
Nuk dihen detaje të tjera mbi personin e dyshuar përveçse u dërgua në stacionin policor në qytetin e Drammen.
Të plagosurit u shtruan në spital. As numri i tyre dhe as gjendja e tyre nuk dihet ende.
--- Breaking News ---
— NWO Datenbank (@NWODatenbank) October 13, 2021
Amoklauf in #Norwegen mit mehreren Toten durch einen Bogen! Der mutmaßliche Täter "Rainer Winklarson" kündigte die Taten mehrere Tage vorher auf seinem Youtube-Kanal an führte sogar seine Schießkünste vor.
#Norway #Kongsberg #Amoklauf pic.twitter.com/LSSmgPM4Ws


