"Mik, jo garë me qenefin", Rama zbulon dobësinë për Bashën: Komisionin për Becchettin harrojeni, nuk bëhet!
Sikundër edhe pritej, kryeministri Rama ia bëri të qartë publikisht opozitës se nuk do të kenë dakordësinë për ngritjen e komisionit hetimor për "Becchettin".
Argumentet ishin të njëjta me ato që ata ishin njohur më herët përmes Ballës, çështja është në proces dhe duhet ruajtur konfidencialiteti i gjykatës në mbrojtje të interesave të Shqipërisë.
Rama akuzoi opozitën se po përdor për politikë një person të shpallur në kërkim nga drejtësia.
Në seancë ai foli edhe për dobësinë ndaj Bashës kur e këshilloi të mos ashpërsojë gjuhën si Berisha pasi nuk e kapërdin dot si mik i tij.
Edi Rama: Mund të ma tregoni vendimin me të cilin ju jeni njohur.Nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga gjykata parkatëse. Kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Sipas gjykatës, nuk flas unë, bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut dhe dëmtimin e interesave të vendit në lidhje me një procedurë akoma në proces. Vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidencial sipas vetë gjykatës. Sesi në prill 2021 u njoh opinioni, ekzaktësisht para se të bëheshin zgjedhjet, me një vendim që mbulohet nga konfidencialiteti i akorduar nga gjykata ndërkombëtare këtë e dini ju. Nuk e them për të trembur, e them, pse nuk bëhet ky komision. Në kërkesën tuaj nuk shpjegoni burimin zyrtar publik. Burimi zyrtar publik është gjykata.As në prill 2021 dhe as sot vendimi konfidencial i klasifikuar nga gjykata si i tillë, opinioni publik është njohur me paragrafë para zgjedhjeve për luftën kundër regjimit dhe e parë si shkoi ajo luftë. Kërkesa juaj thotë është e qartë se Shqipëria do të paguajë.
Bardhi: Gënjen.
Rama: Mësoni të dëgjoni jo vetëm të flisni, ju partizanë të të drejtës së mohuar të fjalës. Ju duhet të flisni sa të doni, të rrini këtu gjithë javën. Bëni propozimin unë do të votoj me ju, jam votë me ju. Të flisni jo 10 min, por të rrini këtu gjithë javën. Krijini një shtëpi të dytë para se të vijë foltorja te shtëpia e parë.
Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të thërriten për të dëshmuar dëshmirarë që prej disa muajsh kanë pasur vështirësi të lokalizohen. Ky personi që ju e keni kthyer në heroin tuaj është në kërkim nga drejtësia shqiptare, e keni të qartë. Po mbroni një njeri në kërkim.
Bardhi: Këtij njeriut po i jepni 120 mln euro.
Rama: E mbroni për të bërë polktikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosur nga të tjerë janë detyrime për Republikën e Shqipërisë dhe jo qeverinë e Shqipërisë. Të gjithë ju jeni qytetarë, jeni dhe votues dhe humbësa zgjedhjesh. Republika është një pavarësisht se ju donit të bënit një Republikë të re por nuk ndodhi. Në favor të shtetit shqiptar sot janë dy vendime tnë Arbiotrazh me të njëjtin subjekt. Para trupave gjyqësore ndërkombëtare Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Ju doni të fusni hallin tuaj në një histori që është historia e Republikës së Shqipërisë me një të kërkuar nga drejëtsia shqiptare dhe doni të bëni politikë me këtë duke dezinfiormuar, duke përhapur një diokument që sipas gjykatës është i mbuluar nga konfidencialiteti, duke shpifur që ndërkohë shteti shqiptar ka filluar të paguajë, krejtësisht e pavërtetë. Jo vetëm doni një komision hetimor që shkel parimet kushtetuese, të drejtën ndërkombëtare por përtej këtyre dëmton drejtëpëdrejtë interesat e Shqipërisë.
Konfidencialiteti i këtyre proceve është detyrues për Shqipërinë dhe të paktën duhet të jetë detyrues për përfaqësuesit më të lartë në popullit shqiptar në parlament pavarësisht se kush i ka zgjedhur se nuk po them për Qimi.net. Nuk mundet që logoreja e një komisioni hetimor të kthehet në një dosje më vetë për avokatët e palës që lufton me Shqipërinë. Kjo nuk ka për të ndodhur, është turp që e çoni nëpër mend. Ka kaq gjëra me të cilat mund të merreni por jo se është patologjia juaj, bie tërmet jeni me tërmetin, vjen virusi jeni me virusin, bëhet përmbytje jeni me përmbytjen, ka një krizë energjie jeni me krizën. Tani na dolët dhe me këtë, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, aleat ju me këtë.Mos keni marrë ndonjë kaushë farash me luledielli nga ky ju? Lulzim ta kam thënë që hallexhinjve nuk u shtoj hallet, je hallexhi siot. Unë po të ndjek dhe më vonë kemi kohë prapë. Zgjidh hallet tua por vetëm një gabim mos bëj. Të hysh në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef.
Në atë fushë ai është më i mirë se ty se është origjinali, ti je kopia.Për qenef është botërisht qenefi i Shqipërisë, mos bëj konkurrencë qenef me qenef.Komisionin në fjalë ju duhet ta harroni, nuk bëhet. Shqipëria vazhdon betejën në territor asnjanës dhe sa i përket pjesës me kë në krye këtu, këtë e kanë zgjidhur shqiptarët. Ju keni një pjesë tjetër, kush në krye ku. Nuk përzihemi, unë duke qenë se kam një dobësi mbase dhe çështje moshe duke qenë shumë më i madh me Lulzimin i përsërita: Mos imito atë se re në gropë, si ai nuk bëhesh dot dhe mos u bëfsh kurrë! Ji në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes, kostumit të mbërthyer me kujdes, në lartësinë e buzëqeshjes tënde.Mos e prish gojën si e prishe sot se tregon se je në hall të madh. Je dalluar që i fsheh mirë ato që mendon, por jo me gojë. Nuk mundet dot të bëhesh ti goja më e shthurur e parlamentit. Për mua që të kam konsideruar dhe konsideroj mik, është fyese.