"Foltorja" ndalet nesër në Korçë, Berisha: Për një parti më të fortë dhe më të bashkuar

Ditën e nesërme, 15 tetor "Foltorja për PD-në" do të ndalet në Korçë.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njofton se takimi do të zhvillohet në kinema Millenium në Korçë, ora 18:00.

Zoti Berisha ka ftuar demokratët të marrin pjesë, pasi sipas tije vetëm, të bashkuar mund të fitojnë.

Një javë  më parë, më 8 tetor, "Foltorja" u ndal në Elbasan.