Britney Spears bëhet shkrimtare, kërkon ide nga fansat për titullin e librit
“Kam lajme të mahnitshme. Po mendoj që të shkruaj një libër vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”
Me këtë postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Britney Spears zbuloi se po punon për botimin e një libri në vitin 2022. Njoftimi vjen pasi 39-vjeçarja fitoi lirinë nga babai i saj, Jamie Spears, i cili u pezullua zyrtarisht si kujdestar i pasurisë së saj pas 13 vitesh.
Lajmin e ka konfirmuar më herët edhe motra e saj, Jamie Lynn Spears, e cila tha se 39-vjeçarja "kishte përfunduar së shkruari" kujtimet e saj. Ajo filloi të shkruante librin menjëherë pas "aksidentit që ndryshoi jetën" e vajzës së saj Maddie në 2017, e cila rrezikoi të mbytej kur ishte 8 vjeç.
Më 29 shtator, një gjykatës i Los Anxhelosit pezulloi Jamie, 69 vjeç, nga roli i tij që mbikëqyrte pasurinë e Britney prej 60 milionë dollarësh. Kontabilisti John Zabel është emëruar ruajtës i përkohshëm i pasurisë së saj deri në fund të vitit. Seanca e ardhshme gjyqësore e Britney është caktuar për 12 nëntor. Ndërkohë, një burim i tha PEOPLE se ajo ka shumë shpresë dhe "mendon se gjithçka do të jetë krejtësisht ndryshe me Jamie jashtë të jetës së saj ".
Ylli i popit e festoi këtë vendim me pushime luksoze bashkë me të fejuarin e saj, Sam Asghari.


