Vrasja e Santiago Malkos, nis beteja gjyqësore për Ilir Selamin dhe Elvis Gaxhaj. Pushohen hetimet për Xhoni Nicen
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 17:25
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pasditen e sotme (13 tetor) ka shpallur vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq për të pandehurin Ilir Selmani.
Selmani akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos.
Gjykata ka shpallur gjithashtu vendimin për dërgimin në gjyq të Elvis Gaxhajt për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh.
Mësohet se janë pushuar hetimet për Xhoni Nicen, i hetuar për të njëjtën ngjarje.
Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet. /OraNews/
