Lungomare/ 4.7 milionë euro nuk mjaftuan, limani i Sarandës ende i pa rehabilituar
Punimet për Shëtitoren e Sarandës kanë përfunduar që në maj, por Limani ka mbetur ashtu siç ishte kur kryeministri Edi Rama prezantonte projektin e transformimit.
Kompania 'Fusha' që kreu punimet me vlerë 4.7 milion euro nuk bëri asnjë ndërhyrje aty gjatë punës për bulevardin.
Limani ka pësuar çarje, që sipas burimeve janë në strukturë dhe me shirat e dendura mund të thellohen edhe më shumë.
Arsyet përse zona u la jashtë ndërhyrjes nuk është sqaruar nga Bashkia e Sarandës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo kompania Fusha që bëri punimet.
Burime thonë se ndërhyrja aty kërkon shtesë në fondin 4.7 milionë euro, por kjo deri tani nuk është thënë zyrtarisht.
"E lanë më keq nga se ishte."
Ndaj zona e Limanit, simbol ka mbetur në këtë gjendje që për banorët e Sarandës është e papranueshme.
"Nëse do prishej limani, humbet origjinën Saranda, nuk mjund ta njohësh."
Kompania “Fusha” fitoi tenderin për 4.7 milionë euro për shëtitoren e Sarandës që ishte oferta më e lartë, duke marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e Bulevardit për tre vite.
Dy kompanitë e tjera që ishin në garë “Arifaj” dhe “Gjikuria” u skualifikuan.
Kosova shkarkon Challandes
13 Tetor, 13:50









