Thoma Gëllçi betejë me RTSH, kërkon në gjykatë dëmshpërblim për shkarkimin e kthim në punë
Pak ditë pas arrestimit nga SPAK për “shpërdorim detyre” ish drejtori i RTSh-së Thoma Gëllçi, ka vijuar betejën në Gjykatën Administrative me Radio Televizionin Shqiptar. Ai kërkon dëmshpërblim për largim pa të drejtë nga detyra si dhe për mos hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesin e ri të RTSh-së.
Ish-drejtori i RTSh-së, Thoma Gëllçi, i arrestuar pak ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre, vijon betejën ligjore në Gjykatën Administrative duke e quajtur të padrejtë shkarkimin nga detyra.
Beteja ligjore në gjykatën administrative kishte nisur para arrestimit të Thoma Gëllçit ndërsa të mërkurën u mbajt edhe seanca e radhës, ku ishte i pranishëm avokati i tij Dorjan Matlija.
Krahas dëmshpërblimit për largim të padrejtë nga detyra, ish drejtori i RTSH-së kërkon dhe hapjen garës për drejtues.
Seanca e radhës ku palët do të japin konkluzionet dhe më pas gjykata do të shprehet me vendim u caktua në datën 18 tetor.
SPAK e akuzon Gëllçin për “Shpërdorim detyre”, për shkak të shkeljes së barazisë në tenderin e blerjes së pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH) në nëntor të vitit 2018.
GJKKO dy ditë më parë dha masën arrest me burg për ish-drejtorin e RTSh, ndërkohë që të mërkurën kjo masë është apeluara nga avokati i tij i cili kërkon lirimin e ish-drejtorit të RTSh-së.
