Plagosja tek “Komuna e Parisit” ende pa autor, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Plagosja me armë e 22-vjeçarit Redi Balla në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka mbetur pa autor ndërkohë që vetë i riu ka deklaruar para hetuesve se nuk ka arritur ti shohë personat që e sulmuan.

Sipas dëshmisë paraprake ai është shprehur se po qëndronte në makinën e tij kur një person u afrua dhe e qëlloi me armë. Para oficerëve të policisë, Balla ka thënë se nuk është banor i zonës së komunës së Parisit, por aty ndodhej pasi po pinte kafe.

Sipas burimeve pas ngjarjes, 22-vjeçari ka shkuar fillimisht në spitalin e Traumës dhe më pas është larguar drejt një qëndre shendetësorë private për mjekim më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë plagosja e tij në pjesën e gjymtyrëve po hetohet edhe si një dhënie mesazhi për të riun pasi në të kaluarën ka qënë i shoqëruar shpesh herë në komisariat për konflikte që kanë përfunduar në dhunë.

Policia ka sekuestruar një seri provash nga vendi i ngjarjes përfshirë edhe kamera të sigurisë të bisneseve në zonë, të cilat po kqyren me qëllim identifikimin e autorit.

Ndërkohë policia pritet të verifikojë edhe personat të cilët ishin me  22 vjeçarin Redi Balla një natë më parë nëse kanë qenë në dijeni apo pjesë e ndonjë konflikti që i riu ka pasur.