Çako: Vlora e ekspozuar nga zjarret e përmbytjet, kemi marrë masa për kontrollin e digave
Në ditën ndërkombëtare të zvogëlimit të fatkeqësive natyrore drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako nga qarku i Vlorës tha se fatkeqësitë natyrore kërkojnë angazhimin e të gjithë shoqërisë.
Sipas tij, fatkeqësitë natyrore nuk parashikohen ato parandalohen dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë të cilat janë përgjegjëse për investime drejtpërsëdrejti për mbrojtjen civile.
Çako: Vlora e ekspozuar nga zjarret e përmbytjet, vazhdojmë të marrim masa, jemi në komunikim të vazhdueshëm me bashkitë të cilat janë përgjegjëse për investime drejtpërsëdrejti për mbrojtjen civile dhe zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, masa që kanë të bëjmë me kontrollin e digave apo argjinaturave apo të baseneve të ndryshme. Vlora gjithsesi rrezikun më potente e ka pasur nga Vjosa ku është investuar në mënyrë të vazhdueshme. Jemi në vlerësim të plotë të situatës. Jemi në vjeshtë dhe shirat e vjeshtës zakonisht nuk përbejnë problematika për përmbytjet.
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë është zhvilluar sot një aktivitet në një nga shkollat e qytetit në fund të të cilit ka pasur edhe një demonstrim të sjelljen e nxënësve në rast të rënies së zjarrit.
