"Frikë" nga rritja e çmimit të biletës, shoferët e autobusëve: Po punojmë me humbje
Rritja e çmimit të karburantit duket se nuk është reflektuar 100% në rritjen e çmimit të biletave për transportin ndërurban, por si drejtuesit e mjeteve dhe vetë udhëtarët janë koshientë që kjo do të ndodhë.
Udhëtarët pranojë se ka pasur një rritje të lehtë ndërsa operatorët e udhëtimit thonë se nuk mund të pranojnë të punojnë me humbje.
"Çmimi i biletës akoma nuk ka lëvizur, por gjasat janë të bëhet më shtrenjtë, sepse nafta ka vajtur afërisht 2n mijë lekë të vjetra."
Por në terminalin Jug-Veri i inaguruar rreth dy vite më parë duket se mungojnë kushtet e minimale.
Në këtë terminal mungojnë edhe vendqendrimet për qytetarët çka mund të jetë edhe shkak për ndonjë aksident.
"Këtu nuk ka, por shkojmë te lokali."
"Nuk ka tualet këtu, në ferra shkojmë."
"Do shkojmë në lokal, edhe urinimin do e bësh në tualet."
Premtuar nga Bashkia e Tiranës si një terminal me standardet të larta, sot drejtuesit e automjeteve por edhe përfaqësues të transportit ndërqytetas e konsiderojnë atë si një vendparkim, pa asnjë kriter terminali.
/Ora NEWS/






