Viti i ri akademik/ Boçi: Kushi foli për skenarë dhe jo strategji, Ministria duhet të artikulojë paketën e masave

Deputetit i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, teksa ka folur për skenarët që prezantoi Ministrja e Arsimit, ditën e sotme, u shpreh se Evis Kushi nuk foli për strategji dhe as për paketën e masave që duhet të merren në këtë vit shkollor.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Peleshaj, Boçi u shpreh se Ministrja e Arsimit nuk është e interesuar për rreziqet e rifillimit të mësimit online.

Përsa i përket mësimit online, deputeti u shpreh se efektet negative do tëvihen re kur të bëhen kapërcimet e cikleve.

Luçiano Boçi: Efektet negative do vihen re që në momentin kur bëhen kapërcimet e cikleve, nga cikli 9-vjeçar në shkollën e mesme dhe nga shkolla e mesme në universitet. Ministria nuk është vënë në lëvizje për atë çka e pret arsimin, ministrja fliste sot për skenarë dhe jo për strategji. Kushi nuk e përjashtoi mësimin online, e la si opsion në se situata agravohet. Nëse ne nisemi nga mënyra si është zhvilluar mësimi online, edhe ai ishte në dështim spektakolar. Kushi foli sot për 3 skenarë, por që të tre skenarët nuk kanë nevojë të paraqiten si skenarë, ministria duhet të artikulojë paketën e masave.

Më tej shton se ka kaos në mënyrën se si mbahen qëndrimet dhe se si zgjidhen problemet në sistemin arsimor universitar dhe atë parauniversitar.

Boçi thekson se problem në arsim është edhe braktisja e shkollave si dhe figura e mësuesit.

Luçiano Boçi: Kur flasim për paketë masash, masat janë të karakterit strukturor, karakterit ndërhyrës dhe karakterit financiar. Në asnjë nga këto shtylla nuk dëgjova ministren e Arsimit të paraqiste masa dhe strategji. Shqetësimi është i madh. Ka kaos në mënyrën se si mbahen qëndrimet dhe se si zgjidhen problemet dhe e njëjta situatë është edhe në arsimin universitar. Një problem tjetër kryesor është edhe braktisja e nxënësve. Kërkova shifra reale konkrete por nuk m’u referuan, nga ana e Ministrisë. Problem tjetër kryesor është edhe klasat kolektive. Ky informacion mungonte nga Ministria. Problem tjetër lidhet me dinjitetin e mësuesit karakterin e tij. Kërkojmë që mësuesi të vihet në piedestalin që i takon.

Sipas deputetit figurës së mësuesit i bëhet trajtim politik, ndërsa shton se niveli ityre është dhe pasqyre e nivelit të shoqërisë.

Figurës së mësuesit i bëhet trajtim politik. Niveli i mësuesve është pasqyrë e nivelit të shoqërisë. Ministria duhet të jetë e vëmendshme në mënyrën se si e trajton figurën e mësuesit.

Boçi thotë se gjatë pandemisë qeveria la në harresë arshinin duke mos i ofruar mbështetje financiare.

Luçiano Boçi: Nisur nga raportet e OBSH është e domosdoshme që studentët dhe pedagogët të vaksinohen. Kjo çështje zgjidhet me ndërgjegjësim. Vendet evropiane, aplikojnë masa ndërgjegjësuese. Unë jma pro vaksinimit por nuk duhet të jetë me detyrim. Vitin e kaluar për sa i përket mësimit pati një keqmenaxhim. Gjatë kësaj kohe Universitet nuk morën asnjë financim për të ngritur platformë serioze dhe jo të marra  borxh. Qeveria s’ka mbështetur arsimin. Ka mungesë totale nga ana financiare për arsimin Universitar dhe parauniversitar.

Përgatiti për onlien Anila Kolgjini.