Treni përplaset me makinën në Kosovë, plagosen 6 persona

Treni përplaset me makinën në Kosovë, plagosen 6 persona

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Klinë të Kosovës, ku një tren është përplasur me një makinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ndërsa ka bërë me dije se të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture.

Si pasojë e këtij aksidenti  6 persona kanë pësuar lendime trupore dhe janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, njoftoi Rugova.