Publikohen pamjet e atentatit ndaj shqiptarit në Greqi, policia: E qëlluan në makinë dhe e “hodhën” në rrugë

Një 34-vjeçar shqiptar ishte objektiv i një atentati mëngjesin e djeshëm (10 tetor) në Athinë, Greqi.

Mediet greke kanë  publikuar pamje nga momenti kur autoritetet në vend kanë gjetur të plagosur 34-vjeçarin pas atentatit. Siç duket edhe nga pamjet, 34-vjeçari shqiptar u gjet i shtrirë në një trotuar anës rrugës. Sipas policisë viktima ka qenë në të njëjtën makinë me autorët.

 Skenari më i mundshëm është që ata e qëlluan ndërsa makina po lëvizte dhe më pas para e hodhën para urës Kalyftaki.

Në video, oficerët e policisë përpiqen që t’i ndalojnë gjakderdhjen nga këmba e majtë ku kishte një plagë serioze plumbi.

Ata e lidhin fort me një fashë të bardhë dhe presin që ambulanca të mbërrijë. 34-vjeçari kishte marrë plagë në këmbë dhe në bark.

Mediet greke shkruajnë se shqiptari ka një të shkuar me rekorde kriminale në Greqi. Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave.

Ai u dërgua në spital  dhe mësohet se është në gjendje të rëndë./OraNews/ 

Klikoni linkun për videon