Plumbat mesazh apo paralajmërim? Zbardhet dëshmia e të plagosurit mbrëmë tek "Komuna e Parisit"

Ora News zbardh dëshminë e Redi Ballës, i cili u plagos mbrëmjen e 12 tetorit teksa ishte në makinën e tij të parkuar në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

"Kam qenë duke u kthyer për më shtëpi. Parkova makinën dhe pashë dikë që mu afrua dhe më qëlloi. Nuk kam dijeni se kush është personi që më ka qëlluar", ka thënë në deklaratën paraprake Redi Balla.

22-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës me plagë të plumbave në këmbë por jashtë rrezikut për jetën. Grupi i hetimit ka dyshime se nuk ka qenë qëllimi për ta ekzekutuar të riun por për ti dhënë një mesazh apo paralajmërim, informon Ora News.

 Janë shoqëruar në komisariat disa persona kryesisht të njohur dhe familjarë të Redi Ballës, për tu marrë në pyetje.

Grupi i hetimit po punon për vëzhgimin e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes por edhe rrugët lidhëse për të përfituar prova apo indicie për zbardhjen e identitetit të autorit.