Gjendet trupi i pajetë i një 71-vjeçareje në zonën e Petroliferës në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 09:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua është konstatuar e mbytur në zonën e Petroliferës në Vlorë.
Trupi i 71-vjeçares është evidentuar mëngjesin e sotëm nga peshkatarë të zonës ë cilët kanë lajmëruar policinë.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze." - njofton policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
