Video/ Momenti tronditës kur një i pastrehë përpiqet të rrëmbejë vajzën 3-vjeçare nga dora e gjyshes
Një vajzë trevjeçare pothuajse u rrëmbye në mes të ditës të hënën nga një i pastrehë në qytetin e Neë York-ut.
Pamjet tronditëse të videos tregojnë momentin kur endacaku u përpoq të rrëmbente fëmijën që po ecte me gjyshen dhe dy vëllezërit në Bronx.
Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti kur personi i pastrehë ishte duke kaluar.
Për një moment, ai kap trevjeçaren dhe fillon të vrapojë me shpejtësi, derisa gruaja 65-vjeçare fillon dhe e ndjek nga pas.
Dy nipërit e saj të vegjël po qëndronin të frikësuar pa ditur se si të vepronin. Në kamera shihet se gjyshes i dolën në ndihmë persona të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.
"Po fshihja trotuarin. Pashë zonjën duke kaluar me tre fëmijë. Krejt papritur, ky djalë vrapon nëpër rrugë dhe e mbështjell vajzën e vogël në një batanije," tha Fermin Bracero, 63 vjeç, për New York Daily News.
"Ai u përpoq të largohej por ne u bëmë një grip dhe nuk e lejuam," shtoi.
Policia kapi të dyshuarin, Santiago Salcedo, 27 vjeç, më vonë gjatë ditës duke fjetur jashtë një dere.
Ai u akuzua për tentativë rrëmbimi./OraNews/
