"Çmontohet" banda shqiptare e shpërndarjes së kokainës në Itali, në pranga 4 persona

Një organizatë e shpërndarësve të kokainës, që funksiononte prej më shumë se një viti e gjysmë midis jugut të Marche dhe veriut të Abruzzo, u shkatërruar nga policia e Ascoli dhe Teramo.

Në pranga ranë 4 shqiptarë të moshave 29 deri në 39 vjeç. Të paktën 80 raste janë dokumentuar që shqiptarët ishin furnizues të personave të varur nga droga.

Shitja e kokainës bëhej në parkingjet e qendrave tregtare të cilat ishin funksionale edhe gjatë periudhës së karantinës për shkak të Covid.

Shqiptarët raportohet se aktivitetin e tyre kriminal nuk e ndaluan as gjatë bllokimit kur nuk lejohej lëvizja nëpër qytete.

Pikërisht në një ndalim nga policia nisën dyshimet dhe më pas hetimet ndaj shqiptarëve.

Tre nga shqiptarët e arrestuar rezultuan me precedentë të mëparshëm penalë.

Nga hetimet rezultoi se kokaina e trafikuar kishte arritur vlerën e rreth 100 mijë eurove në pak muaj./OraNews/