Video/ Tym i zi e panik, aeroplani bie në zonën e banuar, 2 të vdekur e shtëpi të shkrumbuara

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një periferi jugore të Kalifornisë, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Të paktën dy shtëpi u shkrumbuan  nga zjarri që shpërtheu për shkak të përplasjes.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëpi të djegura dhe skena tronditëse me tym të zi dhe panik nga banorët.

Nuk dihet se sa persona ishin në aeroplan. Disa automjete u dogjën, por zjarrfikësit ishin në gjendje ta shuanin zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera.

Avioni 'Cessna C340' u rrëzua në lagje rreth orës 12:14 pasdite me orën lokale të hënën (11 tetor).

Video/ Tym i zi e panik, aeroplani bie në zonën e banuar, 2 të

Zëdhënësja e qarkut San Diego, Donna Durckel tha se aeroplani ishte nisur nga Yuma, Arizona, dhe kishte destinacion  Fushën Montgomery të San Diegos, njoftoi stacioni NPR KPBS.

Piloti pati një urgjencë dhe bëri ulje aksidentale, tha Durckel.

Administrata Federale e Aviacionit tha se ajo dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë rrëzimin.

Video/ Tym i zi e panik, aeroplani bie në zonën e banuar, 2 të

Aeroplani ra në në dy shtëpi: "Njëra shtëpi u shkrumbua plotësisht, tjetra pjesërisht. Fqinjët ndihmuan dy persona të evakuonin njërën nga shtëpitë. Ishte e paqartë nëse dikush ishte brenda shtëpisë tjetër në atë kohë," raportoi KPBS, duke shtuar se një kamion  gjithashtu u shkatërrua."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fox News (@foxnews)