Video/ "Jam paraplegjik", oficerët tërheqin me forcë një person nga makina ndërsa ai bërtiste
Policia amerikane po heton një video e cila tregon një njeri me ngjyrë që tërhiqet nga makina e tij nga oficerët ndërsa ai vazhdimisht bërtet "Unë jam paraplegjik".
Pamjet e kamerave të trupit tregojnë se oficerët ndaluan Clifford Owensby në Dayton, Ohio, muajin e kaluar dhe i kërkuan atij të dilte nga makina e tij në mënyrë që ata të mund ta kërkonin për drogë.
Owensby, 39 vjeç, refuzon, duke thënë se nuk i përdor këmbët e tij.
Oficerët këmbëngulin se ai duhet të dalë dhe më pas e tërheqin nga automjeti duke e kapur për flokësh dhe nga krahët, ndërsa ai thërret për ndihmë.
Departamenti i Policisë i Dejtonit thotë se tani po heton incidentin që ndodhi më 30 shtator.
Autoritetet thonë se oficerët e ndaluan Owensby sepse ai po largohej nga një shtëpi e dyshuar për përfshirje në drogë. Policia thotë se gjeti një qese me 22,450 dollarë në makinë.
Owensby nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale të lidhur me drogën.
Gjatë incidentit, Owensby vazhdimisht refuzonte kërkesat për të lënë makinën.
Ndërsa frustrimi i oficerit rritet, ai thotë: "Mund të bashkëpunoni dhe të dilni nga makina, ose unë do t'ju tërheq."
Kryebashkiaku i Dejtonit, Nan Whaley, e përshkroi filmimin si "shumë shqetësues".
Grupet e të drejtave civile thonë se po hetojnë gjithashtu për incidentin.
"Tërheqja e këtij njeriu nga makina, duke e kapur nga flokët, një paraplegjik, është krejtësisht e papranueshme dhe çnjerëzore," tha Derrick Foëard.
Disa kanë mbrojtur veprimet e oficerëve, shkruan BBC.
