Rumania vendos për qeverinë, presidenti mandaton Daçian Çiolosh

Parlamenti rumun pritet të hedhë në votë kandidaturën e Daçian Çioloshit për të formuar qeverinë e re.

Çioloshi është kryetari i "Unionit Ta Shpëtojmë Rumaninë" dhe u mandatua nga presidenti pas konsultimeve me krerët e partive.

"Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe. Qëllimi ynë është ta nxjerrim Rumaninë nga kriza dhe kjo kërkon shumë përgjegjësi nga të gjitha forcat politike," reagoi Çioloshi në Facebook.

52-vjeçari e ka udhëhequr Rumaninë nga pozicioni i kryeministrit në vitet 2015 dhe 2017, ndërsa më herët ka qenë Komisioneri i BE-së për Bujqësinë dhe deri pak kohë më parë president i grupit "Ta Rilindim Europën" në Parlamentin Europian.

Që të marrë kryeministrinë atij i duhet shumica absolute në kuvend por dy parti kanë deklaruar se nuk do e mbështetin.

Më 5 tetor kuvendi rrëzoi edhe qeverinë e kryeministrit Flori Kicu pas ankesave për menaxhimin e pandemisë dhe prej udhëheqjes me stil gati diktatorial, sipas kundërshtarëve të tij politikë.