Kristalina Georgieva mbetet drejtoreshë e FMN -së pavarësisht akuzave për favorizim të Kinës
Bordi i FMN-së ka besim se drejtuesja e Fondit, Kristalina Georgieva, nuk ka pasur rol në skandalin për manipulimin e të dhënave në favor të Kinës.
Georgieva ka qenë deri tri vite më parë shefja ekzekutive e Bankës Botërore dhe atëkohë pretendohet se në raportin e vitit 2018 për klimën e biznesit, lejoi disa gabime në tekst rreth reformave ekonomike të ndërmarra nga Pekini.
Për pasojë Kina u ngjit shtatë pozicione në renditjen e "Doing Business", edhe pse teknikisht duhej renditur më ulët.
"Pasi konsultuam provat e paraqitura, bordi ekzekutiv pohon besimin e plotë te lidershipi i drejtueses dhe aftësitë e saj për të kryer detyrat," njoftoi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Nga Uashingtoni, Sekretarja amerikane e Thesarit, Xhenet Jellen, theksoi pas një bisede me ekonomisten bullgare, Georgieva, se duhen hedhur hapa për të forcuar integritetin e të dhënave dhe kredibilitetin e FMN-së.
Ndërkohë, Banka Botërore ka deklaruar se nuk do e publikojë më raportin "Doing Business" i cili mat rregullat për bizneset dhe reformat ekonomike të vendeve nëpër botë./Ora News/


