Alexander Schallenberg është kancelari i ri i Austrisë pas dorëheqjes së Sebastian Kurz

Akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të parave të shtetit për arsye personale politike detyruan në fundjavë kancelarin austriak, Sebastian Kuarc, të dorëhiqet.

Detyrën e mori të hënën kryediplomati i Austrisë, Aleksandër Shalenberg, kolegu i tij në Partinë Popullore.

Juristi 52-vjeçar u betua te presidenti, i cili deklaroi se me largimin e Kurcit ka përfunduar kriza qeveritare dhe është mbrojtur integriteti i institucionit.

Ish-kancelari konservator u largua pasi po hetohet se bashkë me të tjerë përdori fondet e shtetit për të manipuluar mediet me lajme dhe para gjatë mandatit të parë në qeveri.

Të gjelbrit që janë në koalicion me konservatorët e kërcënuan Kurcin se nëse nuk do të ikte vetë pas skandalit, do ta rrëzonin ata në parlament.