Shikoni si grabisin makinën me një telekomandë, pajisja inteligjente kushton mbi 22 mijë euro

 

Zgjuarsia e hajdutëve të makinave nuk njeh të ndalur, gjë që konfirmohet nga "mjeti" i ri që ra në duart e autoriteteve britanike.

Tre grabitës makinash janë arrestuar në Britani për vjedhjen e pesë 'Mitsubishi Outlanders', duke përdorur një pajisje inteligjente, që duket si telekomanda e lojërave 'Nintendo Game Boy'.

Policia publikoi ​​një video ku duken tre burrat që kanë "zhbllokuar" makinën Outlander dhe si me magji e kanë zhdukur atë nga vendi.

Por çfarë është kjo pajisje që ka habitur autoritete britanike?

Telekomanda i lejon hajdutët të "zhbllokojnë" pra të hapin makinat dhe më pas të ndezin motorin e tyre. Kjo pajisje është krijuar posaçërisht për të thyer sistemin e sigurisë të makinave  'Mitsubishi Outlander'.

Mësohet se pajisja ka një kosto që tejkalon 22,000 euro.

Hajdutët u dënuan me disa muaj burg, ndërsa policia britanike po heton origjinën e pajisjes.

Sidoqoftë, me makinat që bëhen gjithnjë e më komplekse në sistemet elektronike, bëhet më e lehtë për hajdutët të kapin makina.