Fitorja e Shqipërisë 1 me 0 në Budapest, Bici: Kemi një grup futbollistësh cilësorë

Mbrëmjen e djeshme (9 tetor) kombëtarja shqiptare fitoi 1 me 0 kundrejt kombëtares së Hungarisë  në Budapest.

Antëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF,Vasil Bici komentpi në |"Ora Sport" ekipin kombëtar, duke thënë se ekipi shqiptar ka  një kontigjent futbollistësh mjaft të mirë.

"Kemi kontigjent futbollistësh mjaft cilësorë. Nuk është aspak për tu habitur, që të na hapet oreksi për të kërkuar edhe më shumë, pse jo dhe të fitojmë në ndeshjen me Poloninë. Jemi në momentet e fundit të kësaj gare dhe kemi përballë Poloninë."