Jordan i bën vetes një dhuratë 8 mln dollarë për hobin e panjohur më parë

Michael Jordan është një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave për të mos thënë më I miri. Ish ylli i NBA, sot është një sipërmarrës i suksesshëm ku po tregon aftësi të mëdha edhe në këtë drejtim pasi sipas Forbes, pasuria e tij arrin deri në 1.6 miliardë dollarë.

Aspak keq për një ish basketbollist që ka një markë të famshme Air Jordan, investitor në Gatorade, bashkëpronar në Nascar, pronar i Charlotte në NBA e shumë të tjera që vijojnë ta mbajnë ende në qendër të vëmendjes.

Jordan ka tërhequr në fakt edhe më shumë vëmendjen me hobin e tij të ri, që sa për t’u argëtuar ndoshta në fundjavë ka shpenzuar miliona dollarë.

Kjo lodra e vogël e tij është një anije luksoze peshkimi pasi ky sport është një nga të preferuarit dhe për t’ia bërë vetes qejfin ka blerë anijen “modeste” që kushton 8 milionë dollarë.

Jordan i bën vetes një dhuratë 8 mln dollarë për hobin

Pra 8 mln dollarë për një anije peshkimi e quajtur “Catch 23”, e cila në fakt i ka të gjitha aty, dhomë për ngrënie me një kuzhinë të integruar, pesë kabina luksoze bashkë me suitat përkatës, një vend për ajër të pastër dhe palestër, zonën e peshkimit, tepër komode dhe e gjitha kjo që të peshkojë dhe ta shijojë sa më shumë hobin e tij.

Në fakt, Jordan me “Catch 23”, merr pjesë në garën më të famshme në SHBA për peshkim ku marrin pjesë 450 anije, 4000 persona dhe shpërndahen 7 milionë dollarë premio, aspak keq për të kaluar kohën e lire!/Ora News/.